Collector
Mexhiti: Raportet me OBRM-PDUKM-në janë korrekte, BDI mbeti vetëm me tre komuna rurale | Collector
Mexhiti: Raportet me OBRM-PDUKM-në janë korrekte, BDI mbeti vetëm me tre komuna rurale
Telegrafi

Mexhiti: Raportet me OBRM-PDUKM-në janë korrekte, BDI mbeti vetëm me tre komuna rurale

Njëri nga liderët e VLEN dhe kryetar i Çairit, Izet Mexhiti tha modeli bashkëqeverisës me bashkëkryetar është përparësi. “Nga 5-6 shkojmë në bashkëkryetarë, është përparësi, kjo funksionon në shtete jashtë si Gjermani e shtetet skandinave me sukses. Ka edhe në Kosovë, është Lëvizja “Guxo” e Vjosa Osmanit, ashtuqë kjo është risi përmes VLEN në skenën politike në vend”, ka thënë Mexhiti. Mexhiti tha se raportet me OBRM-PDUKM--në janë korrekte dhe se qeverisja aktuale e bëri që BDI të mbetet vetëm me tre komuna rurale. “Janë korrekte, punojmë së bashku në projekte të përbashkëta. BDI duke mos pasur ide luajnë në kartën e legjitimitetit, pësuan debakël mbetëm me 3 komuna rurale, Likovë, Çashkë e Pllasnicë. Qytetet kryesore janë të VLEN-in, tani ikin nga zgjedhjet e parakohshme, i shihni anketat, tentuan të bëjnë koalicion multietnik që të fitojnë më shumë vota, prandaj u kthyen në kartën nacionale”, thekson Mexhiti.

Go to News Site