Collector
iPhone 17 është shitur më shumë se çdo telefon tjetër në botë deri më tani këtë vit | Collector
iPhone 17 është shitur më shumë se çdo telefon tjetër në botë deri më tani këtë vit
Telegrafi

iPhone 17 është shitur më shumë se çdo telefon tjetër në botë deri më tani këtë vit

Modeli bazë i iPhone 17 ka rezultuar telefoni më i shitur në botë gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke kapur rreth 6% të shitjeve globale, sipas raportit të Counterpoint Research. Seria e iPhone 17 dominoi renditjen, me iPhone 17 Pro Max në vendin e dytë dhe iPhone 17 Pro në vendin e tretë. Ndërkohë, edhe modeli i mëparshëm iPhone 16 mbeti në top 10 (në vendin e gjashtë), duke treguar kërkesë të fortë edhe pas një viti nga lansimi. Sipas analistit Harshit Rastogi, suksesi i modelit bazë lidhet me përmirësimet që e afruan më shumë me versionet “Pro”, si memoria bazë 256GB, kamerat e përmirësuara dhe ekrani me rifreskim 120Hz. Shitjet u rritën ndjeshëm në tregje kyçe si SHBA dhe Kina, ndërsa në Korenë e Jugut madje u trefishuan. Nga ana tjetër, seria Samsung Galaxy A series dominoi pjesën tjetër të listës, me Samsung Galaxy A07 4G si telefoni Android më i shitur. Në vendin e dhjetë u rendit Redmi A5 nga Xiaomi. Në total, 10 telefonat më të shitur përbënë 25% të shitjeve globale – përqendrimi më i lartë ndonjëherë për një tremujor të parë. Ndërkohë, pritet që iPhone 17 të qëndrojë më gjatë në treg si model kryesor, pasi lansimi i iPhone 18 pritet vetëm në pranverën e vitit 2027. / Telegrafi /

Go to News Site