Collector
​28 vjet nga rënia e Bahri Fazliut | Collector
​28 vjet nga rënia e Bahri Fazliut
Telegrafi

​28 vjet nga rënia e Bahri Fazliut

Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi ra heroikisht Bahri Fazliu. Bahri Fazliu ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për disa vjet jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi” e cila botohej nga LKÇK-ja. Bahri Fazliu ishte vëlla i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë ranë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Për nder të 20 vjetorit të rënies sot tek lapidari i vëllezërve Fazliu do të bëhen homazhe dhe nderime për veprën e tyre. /kp/

Go to News Site