Telegrafi
Një festë e madhe nga tifozët e Paris Saint-Germain pasi ata arritën në finalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Bayern Munich me rezultatin e përgjithshëm 6-5, u shndërrua shpejt në trazira në rrugët e Parisit. Sipas raportimeve të medias franceze, 127 persona u arrestuan për prishje të rendit publik dhe përdorim të fishekzjarrëve. 23 oficerë policie u lënduan gjithashtu në përleshjet midis tifozëve dhe policisë. Trazirat hodhën një hije mbi një performancë të shkëlqyer të ekipit francez, i cili do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi. ⚽️ PSG fans clash with police in Paris after Champions League final qualification Unrest erupted on Wednesday night near the Parc des Princes stadium after Paris Saint-Germain secured a 6-5 aggregate win over Bayern Munich to reach the final pic.twitter.com/V2pnM1ltcA — Anadolu English (@anadoluagency) May 7, 2026 Parisienët janë kampionët aktualë të Evropës dhe do të mbrojnë titullin e tyre në Budapest më 30 maj, pasi e fituan atë sezonin e kaluar pas fitores 5-0 ndaj Interit. Skenat e mbrëmshme kujtonin festimet e vitit të kaluar, të cilat gjithashtu u bënë të dhunshme me pasoja edhe më të këqija. Dy persona vdiqën, u vunë 692 zjarre, 190 persona u plagosën dhe më shumë se 500 u arrestuan. Fatkeqësisht, tifozët parisienë konfirmuan mbrëmë se nuk dinë si t’i festojnë fitoret me dinjitet. /Telegrafi/ LES SUPPORTERS DU PSG ONT ENVAHI LE PÉRIPHÉRIQUE !!! ?❤️ Ils ont été chassés par la Brav-M. pic.twitter.com/JGOQlO0WX1 — Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) May 6, 2026
Go to News Site