Telegrafi
Sot në mediat turke u raportua se është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe kompanisë turke SYS për furnizim me pajisje për 100 mjete të blinduara. Kryetari i SYS, Zafer Aral, në një deklaratë për agjencinë Anadoly gjatë panairit që është organizuar në fushën e mbrojtjes në Stamboll kishte deklaruar se Marrëveshja ka të bëjë me armatosjen e automjeteve të blinduara. E lidhur me këtë, Telegrafi i ka shkruar Ministrisë së Mbrojtjes. Zëdhënësja Liridona Gashi ka bërë të ditur se gjatë panairit SAHA Expo 2026, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka vizituar disa prej kompanive për të parë nga afër pajisjet dhe sistemet e armatimit të teknologjisë së fundit që këto kompani ofrojnë, në mesin e tyre ka qenë dhe kompania SYS, por theksoi se nuk ka pasur marrëveshje për blerje. Kompania turke SYS nënshkruan marrëveshje me Kosovën për furnizim me pajisje për 100 mjete të blinduara “Gjatë panairit SAHA Expo 2026, Ministri i Mbrojtjes ka vizituar disa prej kompanive për të parë nga afër pajisjet dhe sistemet e armatimit të teknologjisë së fundit që këto kompani ofrojnë, në mesin e tyre ka qenë dhe kompania SYS, por bëjmë të ditur që nuk ka pasur marrëveshje për blerje. Dokumenti i nënshkruar me Kompaninë SYS është Non-disclosure Agreement që ka të bëjë me ruajtjen e të dhënave gjatë procesit të vlerësimit teknik të një pjesë të automjeteve të FSK-së. Pra, nuk ka marrëveshje për furnizim me automjete, pasi një gjë e tillë bëhet vetëm pas vlerësimit të nevojave dhe kërkesave të FSK-së”, tha Gashi për Telegrafin. /Telegrafi/
Go to News Site