Collector
Bavarezët tërbohen me gjyqtarin për një arsye, në Portugali ishte akorduar një penallti identike sikurse te rasti i Neves | Collector
Bavarezët tërbohen me gjyqtarin për një arsye, në Portugali ishte akorduar një penallti identike sikurse te rasti i Neves
Telegrafi

Bavarezët tërbohen me gjyqtarin për një arsye, në Portugali ishte akorduar një penallti identike sikurse te rasti i Neves

Lojtarët e Bayern Munich nuk arritën të kualifikoheshin për në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi u mposhtën nga Paris Saint Germain me rezultatin e përgjithshëm 6-5 nga dy ndeshjet. Ekipi gjerman beson se u dëmtua rëndë në ndeshjen e mbrëmshme, kryesisht për një karton të kuq ndaj Nuno Mendes, dhe më pas për penalltinë e padhënë pas prekjes me dorë të Joao Neves. Ai u goditi në dorë nga shoku i skuadrës, Vitinha, por bashkëkombësi i tyre, portugezi Joao Pinheiro nuk tregoi me gisht nga pika e penalltisë dhe as nuk mori një thirrje nga dhoma e VAR-it. “Ishte një grabitje në mes të ditës”, Kahn akuzon gjyqtarët për vendimet kundër Bayernit Se apeli i gjermanëve është i bazuar, tregohet edhe nga situata pothuajse saktësisht një vit më parë, nga ndeshja e kampionatit portugez midis Boavistas dhe Portos. Voici pourquoi il n’a pas sifflé penalty sur la main de João Neves : - Le ballon vient du coéquipier de João Neves (Vitinha) à bout portant. - Il n’a quasiment aucun temps de réaction. - Son bras est dans une position naturelle liée à son mouvement. - Il ne fait aucun geste vers… pic.twitter.com/1SJSAzzprh — ??????????? (@TomLaZone) May 6, 2026 Konkretisht, lojtari i Portos, Pedro, në tentim për të gjuajtur topin jashtë zonës së penalltisë, topi goditi Nehuen Perez në dorë, kështu që gjyqtari Claudio Pereira tregoi nga pika e penalltisë. Një situatë identike u pa mbrëmë në Allianz Arena, por më pas gjyqtari Joao Pinheiro nuk tregoi me gisht nga pika e bardhë, gjë që i tërboi tifozët e Bayernit. /Telegrafi/ João Pinheiro berasal dari Portugal, dan ironisnya kejadian seperti Joao Neves barusan tetap berbuah penalti di Liga Portugal. Match: Boavista vs Porto (12/5/2025) pic.twitter.com/KGuTnZcpMT — Spieltag Indonesia (@SpieltagIndo) May 6, 2026

Go to News Site