Telegrafi
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Beratit, ku është gjetur pa shenja jete një 30-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej disa ditësh. Viktima, David Shehaj, banues në lagjen “Çlirimi”, kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 30 prill. Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga i ati pranë autoriteteve policore. Pas dëshmive të disa banorëve të zonës, të cilët pretenduan se kishin parë të riun të hidhej në lumin Osum, policia dhe forcat e kërkim-shpëtimit nisën një operacion përgjatë rrjedhës së lumit. Pas disa orësh kërkime intensive, trupi i pajetë i 30-vjeçarit u lokalizua mesditën e sotme pranë fshatit Remanicë./Top Channel
Go to News Site