Collector
Rayo Vallecano në finale të Ligës së Konferencës, mposht Strasbourgun në dy ndeshje | Collector
Rayo Vallecano në finale të Ligës së Konferencës, mposht Strasbourgun në dy ndeshje
Telegrafi

Rayo Vallecano në finale të Ligës së Konferencës, mposht Strasbourgun në dy ndeshje

Rayo Vallecano ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës së Konferencës, pasi fitoi edhe ndeshjen e kthimit ndaj Strasbourg me rezultat 0-1, duke e mbyllur gjysmëfinalen me shifrat e përgjithshme 2-0. Në takimin e parë, spanjollët kishin triumfuar po ashtu me 1-0. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 42-të, kur Alemao ishte më i shpejti në zonë dhe realizoi pas një topi të kthyer, duke e vendosur Rayo-n në avantazh. Strasbourg tentoi të rikthehet në lojë, por Rayo u mbrojt me disiplinë dhe portieri Augusto Batalla u shndërrua në heroi i fundit të takimit. Në minutën 90+4’, vendasit fituan penallti, por Julio Enciso dështoi nga pika e bardhë, pasi Batalla e lexoi saktë goditjen e tij dhe e ndali pa lëvizur pothuajse fare, duke e ruajtur avantazhin dhe duke e vulosur kualifikimin. Me këtë fitore, Rayo Vallecano kalon në finalen e madhe, ku do të përballet me Crystal Palace, që eliminoi Shakhtarin. /Telegrafi/

Go to News Site