Collector
Milani shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e yllit të Bayernit | Collector
Milani shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e yllit të Bayernit
Telegrafi

Milani shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e yllit të Bayernit

Ka raportime gjithnjë e në rritje se Milani është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes personale me Leon Goretzkan, i cili do të jetë lojtar i lirë pas largimit nga Bayern Munich. Mesfushori me përvojë ka qenë prej kohësh në radarët e “Rossonerëve” si një përforcim potencial që mund t’i shtojë eksperiencë një skuadre ku tashmë bëjnë pjesë Luka Modric dhe Adrien Rabiot. Ai i mbushi 31 vjeç në shkurt dhe do të jetë i disponueshëm si lojtar i lirë nga 1 korriku, kur i skadon kontrata aktuale me Bayern Munich. Sipas ESPN Deportes dhe ActuFoot , Milani tashmë është i bindur se është jashtëzakonisht pranë arritjes së një marrëveshjeje me Goretzkan. Konkurrenca për firmën e tij ka qenë e madhe, përfshirë edhe brenda Serie A nga Napoli dhe Juventusi, si dhe Arsenal, Olympique Marseille dhe Bayer Leverkusen. Milani mund ta “mbyllë” definitivisht transferimin e tij nëse siguron një vend kualifikues për Ligën e Kampionëve, ndërsa aktualisht ndodhet në vendin e tretë në renditjen e Serie A. Lëvizje e papritur e Milanit, ylli i ekipit në treg për 40 milionë euro Reprezentuesi gjerman ka zhvilluar 45 paraqitje zyrtare për Bayern Munich këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë katër asistime. Goretzka numëron gjithashtu 69 paraqitje me kombëtaren e Gjermanisë, ku ka realizuar 15 gola./ Telegrafi /

Go to News Site