Telegrafi
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona. Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë rrugët: “Evlia Qelebia”, “Hilmi Kajtazi”, “Behram Mehmeti”, “Beteja e Koshares” dhe “Hoxhë Kadri Prishtina”, si dhe fshatrat Stan Terg dhe Kqiq i Madh. Nga KRU “Mitrovica” bëjnë të ditur se ekipet teknike tashmë janë në terren dhe po punojnë për përfundimin e punimeve në kohë sa më të shkurtër. Kompania ka theksuar se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve. / Telegrafi /
Go to News Site