Telegrafi
Raportet e fundit kanë bërë të ditur se superagjenti Pini Zahavi po punon për zgjatjet e kontratave të dy klientëve të tij te Barcelona: trajnerit Hansi Flick dhe sulmuesit Robert Lewandowski. Tani, gazetari i Sky Germany, Florian Plettenberg, raporton se Barcelona po diskuton edhe një marrëveshje të mundshme verore për mbrojtësin e Hamburgut, Luka Vuskovic, i cili po ashtu përfaqësohet nga Zahavi. Qendërmbrojtësi në pronësi të Tottenhamit, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha me paraqitjet shumë të mira gjatë huazimit të tij në Bundesligë këtë sezon. Sipas raportimeve, Spurs janë të vendosur ta mbajnë atë edhe sezonin e ardhshëm dhe po planifikojnë t’ia rrisin pagën, me synimin për të shmangur interesimin e klubeve të tjera. Tottenham are desperate to keep Luka #Vuskovic next season. He is in line for a massive salary increase. However, the market is still being explored. Top clubs are interested in him. Future open. A second loan to Hamburger SV is currently unlikely. #HSV Pini Zahavi is also… pic.twitter.com/PFqaj8cvts — Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 8, 2026 Talenti kroat i mbrojtjes ka qenë prej kohësh në radarët e Barcelonës, ndërsa marrëdhëniet e mira me Zahavin mund t’i japin katalanasve avantazh në garën e transferimit. Një qendërmbrojtës i ri me fizik, qetësi në dalje me top dhe profil “modern” përshtatet me modelin e lojës që Barcelona historikisht kërkon, sidomos nëse mund të zhvillohet gradualisht pa presionin për të qenë titullar i menjëhershëm./ Telegrafi /
Go to News Site