Telegrafi
Një avion i tipit Antonov An-124 është parë ditën e 6 majit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Klankosova.tv, ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, forcat e armatosura të të cilit vend përdorin shërbimin e transportit të kompanisë së Antonovit për të marrë më shumë informacione rreth zbarkimit të tij në Kosovë. Avioni gjigant Antonov An-124 “Ruslan” ka ateruar gjatë ditës në Prishtinë, pamje nga pista publikohen edhe në rrjete sociale Një zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë tha se ‘kapacitetet e Antonov Logistics janë të nevojshme në parim për dislokimin dhe furnizimin pasues të forcave gjermane në kuadër të mbrojtjes kombëtare dhe të aleancës, në kuadër të menaxhimit ndërkombëtar të krizave’. “Kapacitetet e Antonov Logistics SALIS GmbH parimisht jane te nevojshme për dislokimin dhe furnizime pasues të forcave gjermane në kuadër të mbrojtjes kombëtare dhe të aleancës, dhe në kuadër të menaxhimit ndërkombëtar të krizave (IKM – Bundeswehri në misione jashtë vendit), si dhe të menaxhimit kombëtar të rrezikut dhe krizave (NatRKM – përgatitja kombëtare ndaj krizave)”, tha ky zëdhënës.
Go to News Site