Collector
I dërgoi mesazhe një vajze 15-vjeçareje, Bournemouth e pezullon yllin e ekipit | Collector
I dërgoi mesazhe një vajze 15-vjeçareje, Bournemouth e pezullon yllin e ekipit
Telegrafi

I dërgoi mesazhe një vajze 15-vjeçareje, Bournemouth e pezullon yllin e ekipit

Bournemouth e ka pezulluar mbrojtësin anësor, Alex Jimenez, ndërsa po hetojnë postimet kontroverse në mediat sociale. Prandaj, spanjolli 21-vjeçar nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës në Ligën Premier kundër Fulhamit. Klubi anglez lëshoi një deklaratë zyrtare duke deklaruar se janë në dijeni të situatës duke e pezulluar Jimenezin. "AFC Bournemouth është në dijeni të postimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtësin e djathtë Alex Jimenez. Klubi e kupton seriozitetin e situatës dhe aktualisht po hetohet”. “Si rezultat, Alex nuk do të jetë në skuadër për ndeshjen e nesërme të Ligës Premier kundër Fulhamit, dhe klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë kohë", thuhet në njoftimin e Bournemouthit. Club statement: Álex Jiménez — AFC Bournemouth (@afcbournemouth) May 8, 2026 Për çfarë bëhet fjalë? Jimenez është nën hetim për dyshimin se i ka dërguar mesazhe një vajze 15-vjeçare. Një korrespondencë e dyshuar po qarkullon në mediat sociale, në të cilën Jimenez i thotë vajzës, ndër të tjera, se "i pëlqejnë vajzat më të vogla" dhe se "nuk ka qenë kurrë me një 15-vjeçare". Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse këto mesazhe janë të vërteta dhe nëse Jimenez i ka dërguar ato në të vërtetë. Images of Bournemouth’s Rightback, Alex jimenez, supposedly messaging a 15yr old are currently doing the rounds… pic.twitter.com/oQ9ToULLjS — The 44 ⚽️ (@The_Forty_Four) May 8, 2026 Nga Milani në Bournemouth Jimenez iu bashkua Bournemouth nga Milani verën e kaluar, fillimisht në formë huazimi. Klubi i bregdetit jugor bleu kontratën e tij në shkurt, me spanjollin e ri që nënshkroi një marrëveshje deri në vitin 2031. Ai ka bërë 32 paraqitje për Bournemouth këtë sezon, duke shënuar një herë, në një fitore 3-2 në shtëpi kundër Liverpoolit. /Telegrafi/

Go to News Site