Telegrafi
Bllokada amerikane po pengon më shumë se 70 anije cisternë të hyjnë ose të dalin nga portet iraniane, ka njoftuar Komanda Qendrore e SHBA-së. Anijet tregtare kanë kapacitet për të transportuar mbi 166 milionë fuçi naftë, që vlerësohet të ketë një vlerë mbi 13 miliardë dollarë, sipas ushtrisë amerikane. Donald Trump i ka kushtuar shumë rëndësi bllokadës - të cilën më parë e përshkroi si një "mur çeliku" - dhe se si ajo mund ta detyrojë Iranin të negociojë për shkak të ndikimit të mungesës së eksporteve në ekonominë iraniane. SHBA godet dy cisterna iraniane në Ngushticën e Hormuzit Ndryshe, një aeroplan luftarak amerikan ka qëlluar mbi dy cisterna nafte të zbrazëta me flamur iranian që po shkonin drejt porteve në Iran sot, sipas ushtrisë amerikane. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila drejton forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha se një aeroplan luftarak F/A-18 Super Hornet qëlloi drejt anijeve iraniane. Agjencia iraniane e lajmeve Fars ka raportuar për përplasje midis anijeve amerikane dhe forcave të armatosura të Iranit në Ngushticën e Hormuzit. /Telegrafi/
Go to News Site