Collector
Fabjola eliminohet nga Ferma VIP 3, publiko voton kundër saj pas fyerjes skandaloze që i bëri Arbanës në spektakël | Collector
Fabjola eliminohet nga Ferma VIP 3, publiko voton kundër saj pas fyerjes skandaloze që i bëri Arbanës në spektakël
Telegrafi

Fabjola eliminohet nga Ferma VIP 3, publiko voton kundër saj pas fyerjes skandaloze që i bëri Arbanës në spektakël

Fabjola Elezaj është eliminuar nga shtëpia e “Ferma VIP 3”, pas një televotimi javor të hapur enkas për të, ku publiku u pyet drejtpërdrejt nëse ajo duhet të vazhdojë apo jo qëndrimin në format. Televotimi u hap pas spektaklit të së hënës, kur Fabjola përdori gjuhë të ulët dhe denigruese ndaj prezantueses gjatë transmetimit live, duke iu drejtuar Arbana Osmanit me fyerjen “k*qkë”. Pas kësaj situate, produksioni vendosi që vendimi final për vazhdimin e saj në lojë t’i lihej publikut. Në spektaklin e së premtes, prezantuesja e formatit, Arbana Osmani, bëri të ditur rezultatin, duke njoftuar se Fabjola nuk do të qëndrojë më në “Ferma VIP 3”. "Nuk kam dhënë shembull të mirë", Ola flet për situatën e rëndë kur ofendoi publikisht prezantuesen Arbana Osmani Ajo theksoi se gjatë kësaj jave ka pasur një votim rekord, çka tregon interesin e madh të publikut për këtë ngjarje dhe për vendimin që duhej marrë. Me vendimin e publikut, Fabjola Elezaj u largua nga shtëpia, duke u mbyllur kështu edhe televotimi i jashtëzakonshëm i hapur vetëm për të, pas incidentit që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale dhe debat të gjerë rreth etikës dhe gjuhës në një format të tillë televiziv. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be

Go to News Site