Collector
E papritur, Gresa Sekiraqa largohet nga Ferma Vip 3: Ndihem e rënduar psiqikisht | Collector
E papritur, Gresa Sekiraqa largohet nga Ferma Vip 3: Ndihem e rënduar psiqikisht
Telegrafi

E papritur, Gresa Sekiraqa largohet nga Ferma Vip 3: Ndihem e rënduar psiqikisht

Këngëtarja Gresa Sekiraqa ka vendosur të largohet nga “Ferma VIP”, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në format pas një periudhe të vështirë emocionale brenda fermës. Gresa u shpreh se gjendja e saj është rënduar ndjeshëm pas qëndrimit tek Fakiri, ndërsa situata – sipas saj – është përkeqësuar edhe më shumë me ngjarjet që pasuan ditët e fundit, përfshirë edhe largimin nga ferma të Adit dhe Olës. Këto zhvillime duket se e kanë shtyrë këngëtaren të marrë vendimin për t’u tërhequr. Kërkesa e saj u pranua menjëherë nga moderatorja Arbana Osmani, e cila këtë herë zgjodhi të mos e bindte të ndryshonte mendje, ndryshe nga rastet e mëparshme me banorë të tjerë. - YouTube youtu.be “Gresa, do të insistoja siç kam bërë edhe me të tjerët të qëndroje, por nuk po e bëj. Kemi gjëra për të diskutuar, kështu që po të pres në studio”, u shpreh Arbana. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve brenda fermës, Gresa ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për disa situata dhe deklarata. Ajo i kishte thënë Olës se kishte marrë mesazhe nga menaxheri i saj përmes një droni, një pretendim që u komentua gjerësisht në ambientet e fermës. - YouTube youtu.be Po ashtu, së fundmi është vënë re edhe një ndryshim në qasjen e saj ndaj Mozës. Edhe pse më herët mes tyre pati përplasje të ashpra dhe tensione të forta, në ditët e fundit u pa një sjellje më e përmbajtur nga ana e këngëtares, çka u interpretua si shenjë lodhjeje dhe ngarkese nga situatat e krijuara. Largimi i Gresa Sekiraqës pritet të sjellë diskutime të tjera në prime dhe në studio, ku ajo do të flasë më gjerësisht për arsyet e vendimit dhe për përvojën e saj në “Ferma VIP”. /Telegrafi/

Go to News Site