Telegrafi
Shqipëria sot do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Në të gjithë territorin parashikohen reshje shiu dhe vranësira të herëpashershme. Në zonat malore priten reshje shiu gjatë pjesës më të madhe të ditës. Edhe zonat e ulëta do të dominohen nga mot me reshje dhe kthjellime të pakta. Në zonat bregdetare moti do të jetë i ngjashëm, me reshje shiu dhe intervale të shkurtra me diell. Temperatura maksimale do të regjistrohet në Vlorë, Sarandë dhe Shkodër, ku termometri do të kapë vlerën 22 gradë Celsius. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështirës në rrugë. /tch/
Go to News Site