Collector
Mustafa mohon përçarjet në LDK me Përparim Ramën: Prishtinën e kemi fituar dhe po e qeverisim së bashku | Collector
Mustafa mohon përçarjet në LDK me Përparim Ramën: Prishtinën e kemi fituar dhe po e qeverisim së bashku
Telegrafi

Mustafa mohon përçarjet në LDK me Përparim Ramën: Prishtinën e kemi fituar dhe po e qeverisim së bashku

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka mohuar se ekzistojnë përplasje apo pakënaqësi mes LDK-së dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas zhvillimeve të fundit rreth koalicioneve në kryeqytet. Në “Përballje Podcast”, Mustafa tha se LDK-ja dhe Rama kanë fituar së bashku Prishtinën dhe vazhdojnë ta qeverisin bashkë, ndërsa vendimet për koalicionet komunale i takojnë vetë kryetarit të komunës. “LDK-ja së bashku me Përparim Ramën e kemi fitu Prishtinën edhe para katër vjetëve edhe tash në vitin e kalum… është një ekip i përbashkët”, deklaroi Mustafa. Debati për raportet mes Ramës dhe LDK-së u rikthye pasi PDK-ja njoftoi publikisht për një koalicion në Prishtinë, ndërsa më pas pati reagime nga zyrtarë të LDK-së se partia nuk kishte marrëveshje zyrtare me PDK-në. Mustafa tha se nuk bëhej fjalë për distancim nga Rama, por vetëm për sqarim të mënyrës së funksionimit të koalicioneve lokale. “Nuk ishte distancim, ishte shpjegim… në nivel komunal koalicionet i bën kryetari i komunës”, u shpreh ai. Sipas tij, Përparim Rama ka ndërtuar një formacion politik për ta udhëhequr komunën gjatë mandatit katërvjeçar, por kjo nuk nënkupton koalicion formal të LDK-së me partitë tjera në nivel partie. “Po bashkohet e djathta” – Besian Mustafa tregon pse Vjosa Osmani do të garojë me LDK-në “Si parti politike nuk kemi një koalicion me partitë tjera në Prishtinë… por natyrisht zoti Rama si kryetar i komunës ka bërë një formacion politik për të udhëheqë komunën për katër vjet”, deklaroi Mustafa. I pyetur nëse ekziston ndonjë përplasje mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Përparim Ramës, Mustafa e mohoi kategorikisht një gjë të tillë. “Jo, jo, s’ka as të mëdha, as të vogla… s’ka përplasje e pakënaqësi”, tha ai. /Telegrafi/

Go to News Site