Collector
Publikohet fotografia e parë e Valverdes pas rrahjes me Tchouamenin | Collector
Publikohet fotografia e parë e Valverdes pas rrahjes me Tchouamenin
Telegrafi

Publikohet fotografia e parë e Valverdes pas rrahjes me Tchouamenin

Fotoja e parë e Fede Valverde është publikuar pas sherrit me shokun e skuadrës te Real Madridi, Aurelien Tchouameni, të enjten, incident që e dërgoi uruguaianin për pak kohë në spital. Valverde u ka dhënë një version tjetër ngjarjes në dhomën e zhveshjes, ndryshe nga sa kanë raportuar mediat. Reprezentuesi i Uruguait ka pretenduar se në asnjë moment nuk ka goditur askënd dhe se as Tchouameni nuk e ka goditur atë gjatë përplasjes mes tyre. Kjo bie ndesh me versionet e tjera të historisë, sipas të cilave Valverde u godit me grusht nga Tchouameni, përpara se të pritej në një tavolinë teksa rrëzohej. Real Madridi vendos se kë do ta shesin mes Valverdes dhe Tchouamenit Më pas, 27-vjeçari raportohet se është ndier i trullosur dhe është dërguar në spital me karrocë, ku ka marrë qepje për një prerje në kokë. Influencerja dhe bashkëshortja e Valverdes, Mina Bonino, ka postuar foton e parë të tij që prej incidentit. Vlen të theksohet se koka e Valverdes dhe çdo qepje e mundshme janë mbuluar nga një kapele. Valverde nuk do të luajë ndaj Barcelonës në El Clasico këtë fundjavë, pasi është përjashtuar për shkak të dëmtimit në kokë. Mjekët i kanë rekomanduar Valverdes 10-14 ditë pushim në shtëpi, gjë që sugjeron se ai mund të jetë edhe nën protokollin e tronditjes së trurit, duke qenë se bëhet fjalë për goditje në kokë./ Telegrafi /

Go to News Site