Collector
Dritan Abazoviq ironizon me Qeverinë Malazeze për koncertin e Ricky Martin: "Livin’ La Vida Loca" i shkon për shtat Malit të Zi | Collector
Dritan Abazoviq ironizon me Qeverinë Malazeze për koncertin e Ricky Martin:
Telegrafi

Dritan Abazoviq ironizon me Qeverinë Malazeze për koncertin e Ricky Martin: "Livin’ La Vida Loca" i shkon për shtat Malit të Zi

Politikani malazez dhe ish-ministër në qeverinë e këtij vendi, Dritan Abazoviq, ka komentuar shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, duke u ndalur edhe te lajmi për ardhjen e yllit të muzikës Ricky Martin. Në një mesazh të dërguar nga Brukseli, Abazoviq u shpreh se zyrtarët në Mal të Zi, sipas tij, kanë harruar se këtë vit bëhet fjalë për një përvjetor jubilar. “Ricky Martin po vjen në Mal të Zi. Së pari, kjo qeveri ka harruar që këtë vit bëhen 20 vjet pavarësi. Ka harruar që ekziston jubileu. Pa hyrë fare te fakti që mendoj se në këtë qeveri nuk ka njerëz që e festojnë 21 majin. Çfarë problemi ka me Ricky Martin? Unë thjesht mendoj se këta njerëz nuk kanë asnjë ide se si të bëjnë një festë dinjitoze për 21 majin. Mali i Zi ndoshta e ka merituar dikë si Andrea Bocelli, për një solemnitet të tillë”, tha Abazoviq. View this post on Instagram A post shared by Dritan Abazović (@dritan.abazovic) Ai shtoi po ashtu se ky organizim, sipas tij, nuk është menduar me kohë dhe se planifikimi është bërë shumë vonë. “Nuk mund ta angazhosh një yll për ‘dasmë’ një muaj përpara. Kjo tregon sa të hutuar janë këta njerëz dhe sa pak vizion kanë për t’i paraparë gjërat me kohë. Në vend që ta kishin rezervuar një superyll qysh vitin e kaluar dhe ta kthenin këtë në një ngjarje turistike, të bënin një plan edhe për komunat, ata nuk kanë menduar fare për këtë”, u shpreh ai. View this post on Instagram A post shared by Vlada Crne Gore (@vlada_cg) Në fund, Abazoviq e mbylli komentin me shaka, duke iu referuar një prej hiteve më të njohura të Ricky Martinit. “‘Livin’ La Vida Loca’ është këngë krejt e përshtatshme për situatën në të cilën ndodhet Mali i Zi”, përfundoi Dritan Abazoviq. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be

Go to News Site