Collector
Skandali i spiunimit, Southampton distancohet nga veprimi i analistit të tyre | Collector
Skandali i spiunimit, Southampton distancohet nga veprimi i analistit të tyre
Telegrafi

Skandali i spiunimit, Southampton distancohet nga veprimi i analistit të tyre

Southampton ka pranuar një akuzë për sjellje të pahijshme në EFL, pasi një nga analistët e tyre u kap duke spiunuar apo incizuar seancën stërvitore të Middlesbrough përpara gjysmëfinales së ‘play-off’-it të Championship . Një analist i Southamptonit është kapur duke filmuar një seancë stërvitore të Middlesbrough nga një kodër aty pranë. Ai dyshohet se ka bërë fotografi dhe incizime të planeve taktike të ekipit kundërshtar. Pasi u identifikua, atij iu kërkua të fshinte pamjet filmike dhe të largohej nga zona. Middlesbrough më pas kontaktoi Ligën Angleze të Futbollit (EFL), e cila nisi një hetim dhe i kërkoi Southampton një deklaratë me shkrim. Skandal në Angli – klubi i njohur dërgoi spiunë te kundërshtarët para ndeshjes që vlen 200 milionë euro Southampton ka komentuar zyrtarisht mbi akuzat, por është distancuar nga veprimet e analistit të tyre, duke thënë se spiunimi ka ardhur pa urdhër të klubit. Klubi anglez këmbëngul se individi veproi i vetëm dhe nuk ishte udhëzuar të mbikëqyrte skuadrën e Kim Hellberg në hotelin Rockcliffe Hall, ku ai u pa i fshehur pranë shkurreve me pajisje profesionale mbikëqyrjeje. Club statement: 8th May 2026 — Southampton FC (@SouthamptonFC) May 8, 2026 EFL mund të vendosë dënime që variojnë nga një gjobë deri te heqja e pikëve ose edhe përjashtimi nga gara. Informatorët i kanë sugjeruar Middlesbrough se kjo mund të mos jetë hera e parë që Southampton ka spiunuar kundërshtarët këtë sezon. Ndeshja e parë e gjysmëfinales zhvillohet sot (e shtunë) në stadiumin Riverside dhe një vend në Ligën Premier i pasuron klubet me një shpërblim prej rreth 200 milionë eurosh. /Telegrafi/

Go to News Site