Collector
E goditi qëllimshëm ish-bashkëshorten me veturë? Policia jep detaje të rastit në Podujevë | Collector
E goditi qëllimshëm ish-bashkëshorten me veturë? Policia jep detaje të rastit në Podujevë
Telegrafi

E goditi qëllimshëm ish-bashkëshorten me veturë? Policia jep detaje të rastit në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar një person, pasi dyshohet se me qëllim ka goditur me veturë ish-bashkëshorten. Rasti ka ndodhur të premten në Podujevë, në ora 15:28. “Është raportuar se viktima femër kosovare, nga ish- bashkëshorti i saj me të cilin tani janë të ndarë, është goditur qëllimshëm me veturë nga mbrapa”, thuhet në raport. Policia bën të ditur se palët janë intervistuar. Bëhet e ditur se viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërkaq me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Go to News Site