Telegrafi
Sulmuesi i Inter Miamit, Luis Suarez, ka konfirmuar se është gati të rikthehet nga pensioni ndërkombëtar dhe të përfaqësojë Uruguain në Kupën e Botës 2026. 39-vjeçari, i cili i dha fund karrierës së tij si përfaqësues i Uruguait, ka shënuar 44 gola dhe ka dhënë 30 asistime në 95 ndeshje për Miamin. Megjithatë, pas formës së mirë dhe afrimit të Kupës së Botës 2026, Suarez ka bërë një hap mbrapa duke thënë se nuk do mund ta refuzonte kombëtaren nëse vjen ftesa. “Nuk do t’i thoja kurrë jo ekipit kombëtar nëse ata kanë nevojë për mua, veçanërisht tani që po afron Kupa e Botës”, ka thënë fillimisht ish-ylli i Barcelonës. “Në atë kohë, u tërhoqa mënjanë për t’i hapur rrugë brezit të ri. Thashë diçka që nuk duhej ta kisha thënë. Tashmë u kam kërkuar falje atyre që duhej t’u kërkoja falje”. “Ende kam atë adrenalinë, atë dëshirë për të vazhduar të luaj. E kupton që ke ende pak jetë brenda teje”. “Të krijohet dëshira për të vazhduar të garosh. Mund ta shohësh në fushë kur ende zemërohesh për humbjet dhe pasimet e këqija, dhe ende e shijon kur shënon gola”, përfundoi Suarez. /Telegrafi/
Go to News Site