Telegrafi
Real Madridi është në një krizë serioze pas një përleshjeje fizike midis dy mesfushorëve të ekipit, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde. Sipas mediave spanjolle, francezi e ka goditur uruguaianin deri në atë pikë sa ai do të humbasë El Clasicon e nesërme në Barcelonë për shkak të lëndimeve në fytyrë. Incidenti është kulmi i një atmosfere toksike që ka mbizotëruar te Real Madridi prej javësh dhe mund të çojë në një krizë në dhomën e zhveshjes. “Tradhti dhe pabesi ndaj Real Madridit”, Arbeloa pas rrjedhjes së informacioneve nga zhveshtorja Detaje tronditëse nga e kaluara Siç ndodh zakonisht në situata të tilla, problemet e vjetra dalin në dritë dhe Inaki Angulo, YouTuber-i më i ndjekur (mbi 600 mijë ndjekës) që ndjek Real Madridin, zbuloi detaje të reja tronditëse. "Problemet e Valverdes datojnë shumë kohë më parë. Vitin e kaluar ai e goditi Luka Modricin në stërvitje. Po flasim për një djalë të rrezikshëm, të paaftë për të jetuar në shoqëri", tha Angulo, akuzat e të cilit u raportuan edhe nga Defensa Central , një portal i njohur që merret me Real Madridin. Mañana a las 11 abro directo. Y os contaré una cosa. Lo de Valverde viene de muy atrás. El año pasado PEGÓ A LUKA MODRIC EN UN ENTRENAMIENTO. Hablamos de un tipo peligroso no apto para convivir en sociedad. — IAM 7-5-2026 FAN ACCOUNT (@inakiangulo) May 7, 2026 Më herët sot (e shtunë), trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, foli për përleshjen Valverde-Tchouameni, por a më shumë kishte mbetur i hatëruar me faktin se dikush po i nxjerr informacionet nga zhveshtorja. /Telegrafi/
Go to News Site