Collector
Bastisje në Gostivar, gjenden substanca narkotike dhe para | Collector
Bastisje në Gostivar, gjenden substanca narkotike dhe para
Telegrafi

Bastisje në Gostivar, gjenden substanca narkotike dhe para

Tre persona janë privuar nga liria gjatë një aksioni policor të realizuar në Gostivar dhe rrethinë, ku janë gjetur drogë, armë dhe para. Nga MPB njoftojnë se aksioni është zhvilluar më 8 maj, në periudhën nga ora 14:30 deri në 19:00, nga nëpunës të Zyrës së Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar. Në Gostivar janë arrestuar E.A. (24) dhe D.SH. (24), ndërsa në fshatin Banjicë e Poshtme është privuar nga liria edhe L.G. (20). Gjatë kontrollit te E.A. policia ka sekuestruar një telefon celular dhe sende me mbetje të substancave narkotike. Me urdhër të Gjykatës Themelore Gostivar është kryer bastisje në shtëpinë e D.SH., ku janë gjetur disa paketime me marihuanë, një peshore digjitale dhe para në valuta të ndryshme. Ndërkohë, gjatë bastisjes në shtëpinë e L.G. në Banjicë e Poshtme janë sekuestruar një qese me marihuanë dhe një pushkë e kalibrit të vogël me katër fishekë. Të tre personat janë ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Go to News Site