Collector
Interi triumfon bindshëm ndaj Lazios | Collector
Interi triumfon bindshëm ndaj Lazios
Telegrafi

Interi triumfon bindshëm ndaj Lazios

Interi ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Lazio, sfidë e vlefshme për xhiron e 36-të në Serie A. “Neurazzurët” vazhduan me rezultate pozitive pavarësisht që fituan titullin një xhiro më parë, për të triumfuar me rezultat 0-3. Lautaro Martinez përfitoi nga një top i kthyer për t’i dhënë Interit një epërsi të hershme (6’). Ndërsa, ishte Petar Sucic që shënoi një superogl nga distanca për ta lënë portierin plotësisht të shtangur duke dyfishuar epërsinë (39’). Situata për Lazion veçse u përkeqësua kur Alessio Romagnoli u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje (59’). Fitoren e Interit pastaj e vulosi Ange-Yoan Bonny me një gol të bukur pas asistimit të Mkhitaryan (76’). Interi kësisoj mbledh 85 pikë ndërsa Lazio qëndron në pozitën e tetë me 51 sosh./ Telegrafi /

Go to News Site