Telegrafi
Galatasaray ka fituar me përmbysje ndaj Antalyaspor për ta fituar titullin në Superligën e Turqisë. Edhe pse ishte në disavantazh prej 0-1 dhe pastaj edhe 1-2, Galata arriti ta përmbyste në 4-2 për t’i arkëtuar pikët e plota. Victor Osimhen ishte heroi i Galatasarayt me dy gola ndërsa me nga një kontirbuarn Lemina dhe Ayhan. Kësisoj, Galatasaray shkoi në kuotën e 77 pikëve, katër mbi Fenerbahcen por vetëm me një ndeshje më pak të zhvilluar nënkupton që është kampioni i Turqisë. ????????: ??????????? ??? ????????? ?? ??????? ??? ??? ???? ???? pic.twitter.com/ALHcW877bP — 433 (@433) May 9, 2026 Më e çmendura është fakti se Galatasaray e ka fituar titullin në Turqi tani për katër vite radhazi, ndërsa është i 26-ti trofe në historinë e klubit. Skuadra turke pritet të jetë aktive sërish në verë me objektivin e vetëm që ta vazhdojë dominimin në kampionatin turk./ Telegrafi /
Go to News Site