Collector
Ishin në kërkim, arrestohen dy persona në aeroportin “Adem Jashari” | Collector
Ishin në kërkim, arrestohen dy persona në aeroportin “Adem Jashari”
Telegrafi

Ishin në kërkim, arrestohen dy persona në aeroportin “Adem Jashari”

Dy persona janë arrestuar të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Sipas njoftimit të policisë, rasti i parë ka ndodhur rreth orës 10:20, ku është arrestuar një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore. Pas procedurave policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit. Ndërkaq, arrestimi i dytë është realizuar rreth orës 17:11, ku një tjetër person është ndaluar në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Edhe ai, me vendim të organeve kompetente, është dërguar për vuajtje të dënimit. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarve apo veprat për të cilat ata kërkoheshin. /Telegrafi/

Go to News Site