Telegrafi
Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka vlerësuar lart Khvicha Kvaratskhelian pas fitores dramatike ndaj Bayern Munich, me të cilën kampioni francez siguroi biletën për në finalen e Ligës së Kampionëve. PSG e mbylli gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 6-5, pas një përballjeje të fortë dhe me shumë emocione, duke e eliminuar skuadrën bavareze dhe duke u kualifikuar në ndeshjen më të madhe të sezonit në Evropë. Duke folur pas ndeshjes, Al-Khelaifi theksoi shpirtin luftarak të ekipit dhe veçoi Kvaratskhelian për sakrificën e tij në minutat e fundit. “Kvaratskhelia ishte i vdekur, por vazhdoi të luftonte kundër Bayernit”, u shpreh presidenti i PSG-së. “Kemi një ekip madhështor. Një ekip të ri që lufton së bashku. Ylli është ekipi. Të gjithë luftojnë.” Al-Khelaifi kishte fjalë të mëdha edhe për trajnerin Luis Enrique, si dhe për tifozët e PSG-së, të cilët sipas tij e shtynë skuadrën drejt këtij suksesi emocional. “Shikoni minutat e fundit, Kvara ishte i ‘vdekur’, por vrapon, lufton. Kjo është futbolli. Ky është Paris Saint-Germain. Ky është ADN-ja e PSG-së”. “Kemi trajnerin më të mirë në botë. Edhe tifozët më të mirë. Vetëm ata i dëgjoja. Është magjike. Është për ta, sepse ata gjithmonë kanë besuar tek ne”./ Telegrafi/
Go to News Site