Collector
Çmimet e derivateve, nafta 2 cent më lirë se dje | Collector
Çmimet e derivateve, nafta 2 cent më lirë se dje
Telegrafi

Çmimet e derivateve, nafta 2 cent më lirë se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datat 10 dhe 11 prill 2026. Sipas vendimit të bazuar në çmimet e tregut ndërkombëtar, çmimet e reja janë: Nafta (dizel): 1.61 euro për litër, Benzina: 1.50 euro për litër dhe Gasi: 0.79 euro për litër. Krahasuar me çmimet e një dite më parë, nafta është liruar për 2 cent, kurse gasi për 1 cent. Këto çmime vlejnë për të dielën dhe të hënën, ndërsa hyrja në fuqi bëhet nga ora 10:00. Ministria gjithashtu ka bërë të ditur se qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre përmes emailit zyrtar ose numrit pa pagesë të konsumatorëve. Vendimet për çmimet e derivateve publikohen rregullisht bazuar në lëvizjet e tregut ndërkombëtar të naftës. /Telegrafi/

Go to News Site