Collector
“Të gjithë mbeten të habitur”, Marca shpjegon arsyen se pse Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës | Collector
“Të gjithë mbeten të habitur”, Marca shpjegon arsyen se pse Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës
Telegrafi

“Të gjithë mbeten të habitur”, Marca shpjegon arsyen se pse Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës

Kylian Mbappe nuk do të luajë në “Camp Nou”. Edhe pse Real Madridi e publikoi zyrtarisht listën e lojtarëve vetëm pak çaste para udhëtimit drejt Barcelonës, klubi e kishte marrë si të mirëqenë që një ditë më parë se francezi nuk do të ishte gati në kohë. Megjithatë, mungesa e tij u konfirmua në mënyrën më të papritur për tifozët madrilenë: Mbappe as që është përfshirë në listën e të grumbulluarve. Sulmuesi ka mbetur në Madrid, pas një “goditjeje” të fortë që ra në Valdebebas, kur askush nuk e priste. Sipas asaj që raporton “ MARCA ,” vetëm pesë minuta para fundit të seancës së fundit stërvitore në Valdebebas, Mbappe u ndal papritur. Ai ndjeu shqetësime në kofshën e pasme, njoftoi se nuk mund të vazhdonte dhe u largua nga stërvitja, duke habitur të gjithë. Deri në atë moment, te stafi teknik kishte optimizëm. Stërvitja po shkonte normalisht dhe prezenca e francezit kishte rritur shpresat se Real Madridi do ta kishte në dispozicion një lojtar vendimtar përballë Barcelonës – një kundërshtar ndaj të cilit Mbappe ka qenë i pamëshirshëm, me statistika të frikshme: një gol çdo 67 minuta. Në fakt, Mbappe kishte stërvitur të enjten dhe të premten pa probleme të dukshme, pas testeve mjekësore që kishin dhënë sinjale pozitive dhe sugjeronin se ai e kishte kaluar dëmtimin muskulor. Por rikuperimi nuk ka qenë i mjaftueshëm. Reali këmbëngul se sulmuesi nuk ka plotësuar kërkesat minimale për t’u autorizuar të luajë dhe, për këtë arsye, në fund është lënë jashtë listës për udhëtimin në Barcelonë./ Telegrafi/

Go to News Site