Collector
Kërcënim me armë pas një zënke pranë një qendre tregtare në Shkup | Collector
Kërcënim me armë pas një zënke pranë një qendre tregtare në Shkup
Telegrafi

Kërcënim me armë pas një zënke pranë një qendre tregtare në Shkup

Një banor i Shkupit raportoi në polici se një person tjetër e kërcënoi me armë pas një keqkuptimi të mëparshëm pranë një qendre tregtare në zonën e Bit Pazarit. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se më 9 maj 2026, rreth orës 20:40, në Stacionin Policor të Bit Pazarit, 42-vjeçari E. M. nga Shkupi raportoi se A. N. nga Shkupi e kërcënoi me armë. Sipas raportit, incidenti ndodhi pas një keqkuptimi të mëparshëm. Policia thotë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Go to News Site