Collector
MPB ka shpërndarë fletushka edukative me këshilla praktike për komunikacion të sigurt | Collector
MPB ka shpërndarë fletushka edukative me këshilla praktike për komunikacion të sigurt
Telegrafi

MPB ka shpërndarë fletushka edukative me këshilla praktike për komunikacion të sigurt

Në kuadër të fushatës për ngritjen e kulturës në komunikacion, në zonën e Stacionit Policor me Kompetencë të Përgjithshme Kisella Vodë, në rrugën lokale Batincë – Liqeni Kozjak, është realizuar një aktivitet parandalues në komunikacion i dedikuar për shoferët, në përputhje me fushatat „Mbaj helmetë“, “Mos përdor telefonin celular gjatë vozitjes”, “Vendosni rripin e sigurisë“ dhe “Mos konsumoni alkool gjatë vozitjes“. Aktiviteti parandalues është organizuar nga Seksioni për parandalim pranë SPB Shkup në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, me qëllim ngritjen e vetëdijes për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion. Me këtë rast është shpërndarë material edukativ – fletushka me këshilla praktike për komunikacion të sigurt.

Go to News Site