Collector
Roza Lati për Big Brother: Kam humbur nga ana monetare | Collector
Roza Lati për Big Brother: Kam humbur nga ana monetare
Telegrafi

Roza Lati për Big Brother: Kam humbur nga ana monetare

Në X Media në emisionin "Më lër të mbaroj", Roza Lati, ka folur për eksperiencën që pati në Big Brother VIP Albania, në edicionin e tretë. Ajo e thekson se nuk ishte pozitive, por që në tërësi e përkufizon si interesante. Por që sipas saj i ka bërë dëm më shumë sa i përket anës financiare, se sa që ka fituar. Foto: Instagram "Për mua nuk ishte eksperiencë pozitive, për mua ishte eksperiencë interesante se ishte edhe negative edhe pozitive, për mua pozitive ishin ato lojërat, ato teatrot që përfshiheshim", u shpreh ajo. Tutje theksoi: "Mendoj kam humbur nga ana monetare sepse kur dola mbrapa më duhej të rimëkëmbsha me ritmin e punëve por kam fituar shumë dashurinë e publikut". Roza ka qenë në Big Brother 3 së bashku me Romeo Veshajn, ku fituese ishte shpallur Egla Ceno. Sido që të jetë, nuk ka zbuluar nëse është paguar për qëndrimin brenda shtëpisë së famshme. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by X-Media (@xmedia.al)

Go to News Site