Collector
Si po nxitet iniciativa pro-ruse e serbe për “çnjohjen” e Kosovës nga Mali i Zi | Collector
Si po nxitet iniciativa pro-ruse e serbe për “çnjohjen” e Kosovës nga Mali i Zi
Telegrafi

Si po nxitet iniciativa pro-ruse e serbe për “çnjohjen” e Kosovës nga Mali i Zi

Kryetari i Partisë Demokratike Popullore (DNP), Millan Knezheviç , ka paralajmëruar sërish fillimin e një inciative për të “anuluar” njohjen e pavarësisë së Kosovës në Malin e Zi, duke nisur nga niveli lokal, për të kaluar pastaj edhe në nivelin qendror. Partia DNP është parti proserbe e proruse. Sipas kreut të DNP-së, i cili deri vonë ka qenë partner brenda koalicionit qeverisës në Mal të Zi, procesi do të nisë më 12 maj, kur Kuvendi Komunal i Zetës, e cila fitoi statusin e komunës në vitin 2022, pritet të miratojë vendimin për “çnjohjen” e Kosovës. Udhëheqja në Zetë ka tentuar disa herë të kalojë rezoluta dhe deklarata për “çnjohjen” e Kosovës, ndonëse pa fuqi juridike mbi politikën e jashtme zyrtare të Malit të Zi. Knezheviçi shprehu pritje që vendimin e Komunës së Zetës ta ndjekin edhe komunat e tjera malazeze ku popullsia serbe përbën shumicën, pa lënë mënjanë Podgoricën. Ai njoftoi gjithashtu se do të dërgojë në Parlamentin e Malit të Zi një deklaratë zyrtare, përmes së cilës do të kërkojë që ekzekutivi malazez të tërheqë njohjen e Kosovës. Ndryshe, në Mal të Zi ende vazhdon debati mes forcave që mbështesin kursin euro-atlantik të vendit dhe atyre që kërkojnë lidhje më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë. Mali i Zi e ka njohur Kosovën më 9 tetor të vitit 2008./Telegrafi.

Go to News Site