Collector
Christian Schmidt jep dorëheqjen nga posti i Përfaqësuesit të Lartë në BeH | Collector
Christian Schmidt jep dorëheqjen nga posti i Përfaqësuesit të Lartë në BeH
Telegrafi

Christian Schmidt jep dorëheqjen nga posti i Përfaqësuesit të Lartë në BeH

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij pas pothuajse pesë vitesh në krye të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, diplomati gjerman e ka informuar tashmë Bordin Drejtues të Këshillit të Zbatimit të Paqes (PIC) për qëllimin e tij, duke kërkuar që të fillojë procedurën për zgjedhjen e një Përfaqësuesi të Lartë të ri. Siç theksohet më tej, Schmidt do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e rregullta me kapacitet të plotë derisa të përfundojë procesi i emërimit të pasardhësit të tij. Christian Schmidt ndodhet aktualisht në Nju Jork, ku po paraqet një raport të rregullt në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë ka ekzistuar që nga fundi i luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Detyra e tij është të monitorojë rendin e pasluftës dhe të sigurojë pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. / Telegrafi /

Go to News Site