Telegrafi
Tayna dhe Dafina Zeqiri kanë realizuar një bashkëpunim të quajtur "Bye Bye" para gjashtë vitesh. Rezultoi shumë i suksesshëm dhë që nga ajo kohë vazhdon të dëgjohet akoma. Megjithatë, që pas tij këngëtaret nuk kanë pasur kontakte me njëra-tjetrën. - YouTube www.youtube.com Shpesh është aluduar për raportin mes tyre, ndonëse Tayna vendosi pikat 'mbi i' në një intervistë me Meriton Mjekiqin. I pyetur për këngën dhe nëse do të ketë sërish një duet, Doruntina Shala (emri i vërtetë) u përgjigj: "Mendoj që kur bëhet një këngë në përmasa aq të mëdha që është një këngë madhështore, do të kujtohet, është më e madhe si na, gjithmonë ka me qenë një bashkëpunim ikonik". Tutje theksoi: "Mendoj që çkado që bëhet pas asaj mundet me të prish atë të parën si për shembull Shakira me Beyoncen e kanë këngën, nuk e bëjnë edhe një se ia humb. Nuk mundesh të bësh më, është më mirë që njerëzve me ia lënë ëmbël atë, me lënë". Rap-artistja në fund tha se nuk ka kontakte e as shoqëri më mes tyre. /Telegrafi/ @meritonmjekiqi_ Tayna flet për raportin me Dafina Zeqirin…?LINK IN BIO ♬ original sound - Meriton Mjekiqi
Go to News Site