Telegrafi
Trepça e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë finale të Playoff-it në elitën e basketbollit kosovar, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 94-79 në palestrën “Minatori”, në një atmosferë spektakolare. Skuadra nga Mitrovica dominoi në momentet vendimtare të takimit dhe tashmë ka kaluar në epërsi 1-0 në serinë finale, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Te Trepça, paraqitje të jashtëzakonshme patën Mustapha Amzil me 21 pikë dhe 13 kërcime, Kenneth Hasbrouck me 22 pikë, si dhe Dardan Kapiti që kontribuoi me 16 pikë dhe 6 kërcime. Në anën tjetër, lojtari më efikas te Bashkimi ishte Shannon Shorter me 27 pikë, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen e prizrenasve. Seria finale vazhdon me ndeshjen e dytë, ku Bashkimi do të kërkojë reagimin për ta barazuar rezultatin e përgjithshëm. /Telegrafi/
Go to News Site