Telegrafi
Ka përfunduar pjesa e parë në Camp Nou, me Barcelonën që po e demolon Real Madridin në El Clasico. Katalunasit kanë kaluar në epërsi vetëm pas nëntë minutave lojë me një gol spektakolar nga Marcus Rashford nga gjuajtja e lirë për 1-0. 10 minuta më vonë vendasit ndërtuan një aksion spektakolar, ku Ferran Torres shënoi për 2-0. Barcelona kishte edhe raste të tjera shënimi, megjithatë nuk u treguan të saktë para portës futbollistët vendas. Në pjesën e dytë pritet reagimi i Real Madridit, megjithatë Barcelona duket në rrugë të mirë të shpallet kampione e La Ligas, pasi vetëm barazimi i mjafton për një gjë të tillë. /Telegrafi/ MARCUS RASHFORD OPENS THE SCORING FOR BARCELONA! WHAT A FANTASTIC FREE KICK! Barcelona 1-0 Real Madrid. pic.twitter.com/HVt3s3kLS9 — Tekkers Foot (@tekkersfoot) May 10, 2026 FERRAN TORRES DOUBLES THE LEAD FOR BARCELONA! WHAT A BEAUTIFUL ASSIST FROM DANI OLMO! ? Barcelona 2-0 Real Madrid. pic.twitter.com/HrKPhCbPD8 — Tekkers Foot (@tekkersfoot) May 10, 2026
Go to News Site