Telegrafi
Melania Trump tërhoqi vëmendjen dhe shkaktoi reagime të shumta gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë, të organizuar me rastin e Ditës së Nënës dhe të dedikuar nënave dhe familjeve të ushtarëve amerikanë. Ajo mbajti një fjalim për të pranishmit, ku foli për rolin e bashkëshortit të saj, Donald Trump, si udhëheqës. Gjatë deklaratës, Melania u përpoq ta portretizonte Trumpin jo vetëm si figurë të fortë politike, por edhe si njeri me ndjeshmëri. Foto: YouTube “Shumica e njohin bashkëshortin tim si një udhëheqës të fortë, por empatia e tij e tejkalon atë rol…”, tha ajo para të ftuarve. Mirëpo, sapo u dëgjua kjo fjali, publiku shpërtheu në të qeshura, ndërsa edhe vetë Trump reagoi me buzëqeshje dhe duke ngritur supet, sikur të pranonte me humor situatën. Edhe Melania, sipas raportimeve, e pati të vështirë të ruante seriozitetin dhe u duk se u kap nga momenti, teksa vazhdonte fjalimin. Pamjet nga kjo pjesë e eventit u shpërndanë me shpejtësi në internet dhe u bënë virale në rrjete sociale, ku përdoruesit nisën të komentojnë deklaratën e saj. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
Go to News Site