Collector
Carl Bildt: Schmidt u sulmua nga Rusia dhe tani është rrëzuar nga Amerika | Collector
Carl Bildt: Schmidt u sulmua nga Rusia dhe tani është rrëzuar nga Amerika
Telegrafi

Carl Bildt: Schmidt u sulmua nga Rusia dhe tani është rrëzuar nga Amerika

Përfaqësuesi i parë i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Carl Bildt, ka komentuar dorëheqjen e përfaqësuesit të lartë aktual në Bosnjë dhe Hercegovinë, Christian Schmidt. "Përfaqësuesi i Lartë, i cili gjithmonë ka qenë nën sulm nga Rusia, tani është rrëzuar edhe nga Shtetet e Bashkuara. BE-ja ka qenë e dobët dhe e pafokusuar në qasjen e saj, por tani duhet të veprojë", ka thënë Bildt. Ai shtoi se pas 30 vitesh, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën e ka tejkaluar qëllimin e saj dhe tani nevojitet një iniciativë e re. Always under attack by , the High Representative in is now shot down also by the . The has been weak and unfocused in its approach, but now must get its act together. The @OHR_BiH has after 30 years outlived its usefulness. A new initiative is called for. https://t.co/JKmLlFEuob — Carl Bildt (@carlbildt) May 10, 2026 Së bashku me njoftimin, ai ndau një tekst nga media nga Gjermania në të cilin thuhet se Schmidt deklaroi se do të japë dorëheqjen nga posti i përfaqësuesit të lartë. Pas presionit amerikan, jep dorëheqje Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BeH, Christian Schmidt Reagimi i tij pasi përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij pas pothuajse pesë vitesh në krye të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë. Siç theksohet më tej, Schmidt do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e rregullta me kapacitet të plotë derisa të përfundojë procesi i emërimit të pasardhësit të tij. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë ka ekzistuar që nga fundi i luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Detyra e tij është të monitorojë rendin e pasluftës dhe të sigurojë pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. / Telegrafi /

Go to News Site