Telegrafi
Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka folur hapur për jetën personale dhe profesionale gjatë paraqitjes në emisionin “SOL”. Ajo ka komentuar edhe raportin që ka me djalin e bashkëshortit të saj, duke treguar se e konsideron si pjesë të pandashme të jetës së saj. “Unë e quaj pjesë timen, nuk e quaj pjesë që më ka ardhur, ma kanë sjellë. Është një gjë e imja, e jetës sime”. Foto: YouTube “Një përgjegjësi shumë e madhe, një përgjegjësi me shumë se fëmija që ti ke lindur vet nga barku yt”, theksoi mes tjerash. Artistja gjithashtu ka edhe një djalë me ish-partnerin e saj, ndonëse tani prej vitesh jeton me portierin Alban Hoxha. Megjithatë, marrëdhënia e tyre ka qenë më e rezervuar dhe jashtë syrit të publikut. Çiljeta që një kohë ka bërë një distancim edhe nga projektet e mbrëmjet muzikore. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
Go to News Site