Telegrafi
Rreth orës 11:20 është raportuar se në Shtërpcë është gjetur pa shenja jete një viktimë mashkull kosovar. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes. Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Go to News Site