Collector
Kallas përjashton mundësinë që ish-kancelari gjerman Schröder të jetë si ndërmjetës në bisedimet për Ukrainën | Collector
Kallas përjashton mundësinë që ish-kancelari gjerman Schröder të jetë si ndërmjetës në bisedimet për Ukrainën
Telegrafi

Kallas përjashton mundësinë që ish-kancelari gjerman Schröder të jetë si ndërmjetës në bisedimet për Ukrainën

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, të hënën hodhi poshtë mundësinë e emërimit të ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder si negociator i bllokut në bisedimet e mundshme të paqes për Ukrainën. Presidenti rus Vladimir Putin propozoi të shtunën që Schröder të veprojë si ndërmjetës evropian në negociatat e ardhshme, duke pretenduar se konflikti po "po shkonte drejt fundit". Megjithatë, Kallas e hodhi poshtë sugjerimin ndërsa foli me gazetarët përpara një takimi të ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Bruksel. "Së pari, nëse i japim Rusisë të drejtën të emërojë një negociator në emrin tonë, kjo nuk do të ishte shumë e mençur. Së dyti, mendoj se Gerhard Schröder ka qenë në mënyrë efektive një lobist i nivelit të lartë për kompanitë shtetërore ruse", ka thënë Kallas, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Shefja e politikës së jashtme të BE-së shtoi se preferenca e Putinit për Schröder do të thoshte "ai në mënyrë efektive do të ulej në të dyja anët e tryezës". Schröder ka mbajtur lidhje të ngushta me Putinin që kur u largua nga detyra. Putin propozon ish-kancelarin gjerman Schroeder si ndërmjetës për luftën në Ukrainë Ai shërbeu në bordin e gjigantit rus të naftës Rosneft deri në vitin 2022 dhe gjithashtu mbajti role me firma të tjera shtetërore ruse të energjisë, përfshirë Nord Stream AG dhe Gazprom. Propozimi i Putinit u refuzua gjithashtu nga Ukraina dhe mori një reagim të përzier në të gjithë Evropën. Duke folur të hënën, ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha u pyet nëse Kievi e mbështeste Schröderin si një ndërmjetës të mundshëm. "Jo, nuk e mbështesim", citohet të jetë përgjigjur ai. Ndërkohë, zëdhënësi i çështjeve të jashtme i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë në parlament, Adis Ahmetović, tha se propozimi duhet të "shqyrtohet me kujdes" së bashku me partnerët evropianë, sipas gazetës gjermane Der Spiegel. / Telegrafi /

Go to News Site