Telegrafi
Artisti nga Peja, Gjesti, pak ditë më parë solli një mini-album të quajtur "SiR" në bashkëpunim me DJ Gimbon. Projekti përmbante pesë këngë, të cilat i solli të kompletuar edhe me videoklip. Për kaq pak kohë ky album bën të ditur se ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime. View this post on Instagram A post shared by GJESTI (@gjestt) "SiR - pesë milionë klikime. Nuk kam fjalë me ju falënderu sa duhet për dashurinë që ma keni dhënë", tha ai. Tutje shtoi: "Për dikë është veç një klikim, po për mua është motivim me ec përpara çdo ditë. Ky është veç fillimi. Ju dua pafund". Veç kësaj, këngëtari u rikthye pas një kohe të gjatë edhe me koncerte, ku të parin e pati në Zvicër. Ai bëri një pauzë për shkak të tragjedisë në familje, vdekjes së vëllait në shtator të vitit të kaluar. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
Go to News Site