Telegrafi
Presidenti Donald Trump ka thënë se është "shumë i zhgënjyer nga kurdët" kur diskutoi përpjekjet për të armatosur popullin iranian. "Ata duan të dalin në rrugë. Ata nuk kanë armë. Ne menduam se kurdët do të na jepnin armë, por kurdët na zhgënjyen", u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. CNN raportoi në mars se CIA po punonte për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran, transmeton Telegrafi. Trump: Kam planin më të mirë ndonjëherë për t'i dhënë fund luftës me Iranin Trump pretendoi se e dinte që përpjekja nuk do të funksiononte. "Thashë se nuk do të funksiononte, meqë ra fjala, thjesht duhet ta them. Nuk isha dakord me atë që bënë. Ata i dhanë. Thashë se nuk do të arrijnë kurrë atje. Dhe kisha të drejtë", tha ai. "Ne dërguam disa armë me municione, dhe ato duhej të dorëzoheshin, por ata i mbajtën", shtoi Trump. /Telegrafi/
Go to News Site