Telegrafi
Këshilltari i ish-presidentes së Kosovës, Kreshnik Çollaku, ka folur në lidhje me situatën në Kosovë dhe krisja e marrëdhënieve mes Vjosa Osmanit dhe kryeministrit, Albin Kurti. Gjatë fjalës së tij, Çollaku evidentoi një moment i cili sipas tij solli thyerjen e madhe mes tyre. Ai thekson se momenti i anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes me ndihmën dhe kontributin e Osmanit solli thyerjen mes tyre teksa shtoi se kjo u kuptua edhe nga qytetarët. “Ishte pjesëmarrja e Vjosës dhe anëtarësimi i Kosovës për shkak të Vjosës në Bordin e Paqes. Unë aty po ju them si dëshmitar, ndjeva një thyerje të fortë. Publiku mund të ketë lexuar thyerje jo kaq fortë sa ne që ishim brenda, por një dallim dukej. Pra, shumë mund të kujtojë entuziazmin me të cilën Vijosa, presidenca u angazhua, tensioni dhe nga ana tjetër, ka qenë një temë për shembull në atë kohë në Prishtinë me gazetarët pyesnin pse nuk po flet kryeministri. Kurti iu qas në formë të ftohtë. Nëpër çdo studio dhe çdokush në Prishtinë, por dhe ju atje keni të drejtë të bëni analizën tuaj. Ka njerëz që e vlerësojnë për këtë që ju thatë, një lloj xhelozie. Madje unë në Kosovë mësova, në Prishtinë mësova dhe një shprehje në Shqipëri s’e kisha dëgjuar që: “Shqiptari gjakun ta falë, por suksesin jo”. Shumë e dedikojnë dhe një lloj kështu xhelozie personale, disa e dedikojnë një lloj rivaliteti në marrëdhënie ndërkombëtare. Unë në vlerësimin tim mendoj që këtu ka një përplasje të fortë të dy formimeve politike dhe ideologjike. Secili në të drejtën e vet. Çfarë unë fajësoj është mungesa në thonjëza apo dhe pa thonjëza e ndershmërisë për ta thënë këtë dhe për ta ndërprerë këtë udhëtim nga ana e zotit Kurti, në këtë rast. Por unë mendoj që aty ishte një përplasje e fortë e dy vektorëve”, tha ai ndër të tjera Çollaku në Euronewsalbania.
Go to News Site