Collector
Publikohen pamjet e lëndimit të Indrit gjatë një sfide dhe trajtimit të tij - fermerët vendosin nëse do të qëndrojë në Fermë | Collector
Publikohen pamjet e lëndimit të Indrit gjatë një sfide dhe trajtimit të tij - fermerët vendosin nëse do të qëndrojë në Fermë
Telegrafi

Publikohen pamjet e lëndimit të Indrit gjatë një sfide dhe trajtimit të tij - fermerët vendosin nëse do të qëndrojë në Fermë

Aktori i njohur, Indri Shiroka, u dëmtua ditën e djeshme (e diel) në këmbë gjatë ndeshjes së volejbollit. Pas dëmtimit, ai u dërgua në spital për ekzaminime të mëtejshme, ku mjekët pas vizitës vendosën se nuk duhet të bëjë punë të vështira deri në rekuperimin e plotë. Pas kësaj situate, në spektaklin e së hënës moderatorja Arbana Osmani pyeti të gjithë fermerët nëse Indri duhet të qëndrojë në fermë dhe të jetë më i favorizuar për punët e rënda apo të largohet. - YouTube www.youtube.com Në mënyrë unanime, të gjithë fermerët thanë “Po”, duke marrë përsipër të bëjnë edhe punët e tij. Me këtë rast, ai do të vazhdojë garën në fermë, pavarësisht situatave që do të ndodhin. U publikuan gjithashtu edhe pamjet te trajtimi që iu bë pas lëndimit e deri te kthimi në fermë. Sido që të jetë, tani ndihet më mirë, ndonëse ka dhimbje te njëra këmbë. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Go to News Site