Telegrafi
Modelja Sofia Richie Grainge festoi Ditën e Nënës me dy fëmijët e saj. Në story-t e saj në Instagram, ndau mendimet e saj mbi prindërimin. Krahas fotove të fëmijëve të, ajo shpjegoi se kishte reflektuar mbi mënyrën se si amësia e kishte ndikuar atë. Foto: Instagram "Dhurata më e madhe e jetës sime është të jem nëna e tyre", tha ajo.Richie Grainge dhe bashkëshorti i saj shpallën lajmin e lumtur në mars të këtij viti se kishin një fëmijë të dytë. Richie është vajza e Lionel Richie dhe Diana Alexander, ndërsa bashkëshorti i saj është djali i CEO-s së Universal Music Group, Lucian Grainge dhe Samantha Berg. View this post on Instagram A post shared by Sofia Richie Grainge (@sofiagrainge) Sofia ka folur shpesh për ndryshimet që amësia i ka sjellë në jetën personale dhe profesionale, duke theksuar se familja tashmë është prioriteti i saj kryesor. Modelja vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale dhe në botën e modës, ku konsiderohet një nga figurat më të ndjekura të gjeneratës së re. View this post on Instagram A post shared by Sofia Richie Grainge (@sofiagrainge) Postimet e saj për familjen dhe jetën private marrin vazhdimisht reagime pozitive nga fansat. /Telegrafi/
Go to News Site