Collector
Vajza rreh një burrë filipinas në qendër të Zagrebit, videoja bëhet virale | Collector
Vajza rreh një burrë filipinas në qendër të Zagrebit, videoja bëhet virale
Telegrafi

Vajza rreh një burrë filipinas në qendër të Zagrebit, videoja bëhet virale

Në fillim të majit, në qendër të Zagrebit ndodhi një incident, ku një vajzë e re sulmoi fizikisht një shtetas të huaj. Disa orë pas mesnatës, në Ilica ndodhi një konflikt fizik midis një vajze të panjohur dhe një burri filipinas, i cili ndodhej në Zagreb për një udhëtim turistik. Një video po qarkullon tani në rrjetet sociale, ku shihet vajza duke e goditur dhe shkelmuar vazhdimisht, duke i rrëzuar telefonin celular nga dora, transmeton Telegrafi. Vajza, ndërsa e rreh, nuk pushon së shari, gjë që dëgjohet në video, dhe kulmon me rrëzimin e tij në dysheme dhe vazhdimin e rrahjes. Dikush filmon të gjitha këto, dhe shihen dhe dëgjohen edhe kalimtarë të cilët nuk reagojnë, dhe në një moment dëgjohet një zë: "Mjaft, kjo është shumë". /Telegrafi/

Go to News Site